Rhino
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min.
Çertifikimi: Kursi mundëson marrjen e çertifikatës të njohur nga Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit.
Informacion
Kurrikula
Përshkrimi i kursit:
Ky kurs është krijuar për të ofruar një trajnimin e plotë në përdorimin e Rhinoceros (Rhino 3D), një nga programet më të fuqishme për modelimin 3D në arkitekturë, dizajn produkti dhe animacion. Përmes një qasjeje të balancuar mes teorisë dhe praktikës, pjesëmarrësit do të mësojnë si të krijojnë forma komplekse, sipërfaqe organike dhe objekte të detajuara duke përdorur teknika të avancuara të modelimit parametrik.Kriteret hyrëse
►Mosha e dedikuar: Kursi është i përshtatshëm për të gjithë mbi 18 vjeç, duke përfshirë studentë të arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm, profesionistë në fushën e ndërtimit, si dhe individë të interesuar për modelimin 3D dhe vizualizimin e hapësirave,që minimalisht të kenë përfunduar arsimin e mesëm.NIVELI ARSIMOR I KËRKUAR:
►Maturantë ose të diplomuar në shkollë të mesme (preferohet profili teknik, artistik ose shkencor).
►Studentë ose të diplomuar në arkitekturë, dizajn interieri, arte pamore, inxhinieri ndërtimi, ose fusha të ngjashme.
►Profesionistë të fushës së ndërtimit, mobiljeve dhe interior design që dëshirojnë të specializohen më tej.
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në Rhino, por njohuri bazë mbi modelimin 3D ose programet e dizajnit janë të dobishme.
KY KURS ËSHTË I PËRSHTATSHËM PËR:
►Studentë të arkitekturës dhe dizajnit që duan të mësojnë modelimin 3D.
►Arkitektë dhe dizajnerë të brendshëm që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në Rhino për vizualizime profesionale.
►Dizajnerë produkti dhe artistë vizualë që duan të eksplorojnë forma komplekse dhe të krijojnë modele të avancuara.
►Individë të interesuar në modelimin 3D, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre për punë profesionale ose personale.
Objektivat e kursit
Ky kurs është krijuar për të zhvilluar aftësitë teknike dhe kreative në modelimin 3D me Rhinoceros (Rhino 3D). Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:►Kuptojnë dhe përdorin bazat e modelimit 3D në Rhino
►Aplikojnë teknika të avancuara të modelimit për arkitekturë dhe dizajn
►Të përdorin Rhino për drafting dhe dokumentacion teknik
►Të zbatojnë metodologjinë e modelimit të objekteve parametrike dhe organike
►Të eksplorojnë rendering dhe prezantimin grafik të modeleve
►Të zhvillojnë një projekt të plotë dhe të aplikojnë njohuritë e marra
Kurse të Tjera
- 10 Weeks
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min. Çertifikimi: Kursi mundëson marrjen e çertifikatës të njohur nga Ministria e...
- 30 Hours
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min.
- 30 Hours
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min.
- 30 Hours
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min. Çertifikimi: Kursi mundëson marrjen e çertifikatës të njohur nga Ministria e...