SketchUp & V-RAY
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min.
Çertifikimi: Kursi mundëson marrjen e çertifikatës të njohur nga Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit.
Informacion
Kurrikula
Përshkrimi i kursit:
Ky kurs është i projektuar për të ndihmuar studentët dhe profesionistët të zhvillojnë aftësi të avancuara në modelimin 3D dhe vizualizimin fotorealistik duke përdorur SketchUp dhe V-Ray. Ai ofron një trajnim të plotë nga bazat e modelimit deri te renderizimet profesionale dhe përgatitja e prezantimeve.Kriteret hyrëse
Ky kurs është i hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të zhvillojnë aftësi të avancuara në modelimin 3D dhe vizualizimin fotorealist me SketchUp dhe V-Ray.MOSHA E PËRSHTATSHME:
►Kursi është i përshtatshëm për të gjithë mbi 18 vjeç, duke përfshirë studentë të arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm, profesionistë në fushën e ndërtimit, si dhe individë të interesuar për modelimin 3D dhe vizualizimin e hapësirave,që minimalisht të kenë përfunduar arsimin e mesëm.
NIVELI ARSIMOR I KËRKUAR:
►Maturantë ose të diplomuar në shkollë të mesme (preferohet profili teknik, artistik ose shkencor)
►Studentë ose të diplomuar në arkitekturë, dizajn interieri, arte pamore, inxhinieri ndërtimi, ose fusha të ngjashme.
►Profesionistë të fushës së ndërtimit, mobiljeve dhe interior design që dëshirojnë të specializohen më tej.
NIVELI MINIMAL I NJOHURIVE
►Nuk kërkohet përvojë e mëparshme me SketchUp ose V Ray, por është e rekomandueshme të keni njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe softuerëve grafikë.
►Për ata që kanë përvojë në fushën e arkitekturës, dizajnit të brendshëm ose inxhinierisë, kursi do ti ndihmojë të përmirësojnë aftësitë ekzistuese.
Objektivat e kursit
►Përvetësojnë aftësitë bazë dhe të avancuara të SketchUp për të krijuar modele të detajuara të objekteve, mobiljeve dhe hapësirave arkitektonike.►Mësojnë përdorimin e V-Ray për të krijuar imazhe fotorealistike, duke përfshirë ndriçimin, materialet dhe teksturat.
►Kuptojnë rëndësinë e organizimit të projekteve në SketchUp dhe Layout për të siguruar një rrjedhë pune profesionale dhe efikase.
►Shfrytëzojnë 3D Warehouse për të importuar dhe përshtatur modele të gatshme në projektet e tyre.
►Finalizojnë dhe prezantojnë projektet e tyre në mënyrë profesionale, duke përdorur rendera të cilësisë së lartë dhe dokumentim të saktë grafik.
►Ky kurs është i fokusuar në praktikë dhe siguron që çdo pjesëmarrës të zhvillojë aftësi të aplikuara që mund t’i përdorë në projekte reale.
Kurse të Tjera
- 10 Weeks
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min. Çertifikimi: Kursi mundëson marrjen e çertifikatës të njohur nga Ministria e...
- 30 Hours
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min.
- 30 Hours
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min.
- 30 Hours
Kohëzgjatja: Kursi do të zgjasi 30 orë, të artikuluara në 20 module ku secili zgjat 1orë e 30 min. Çertifikimi: Kursi mundëson marrjen e çertifikatës të njohur nga Ministria e...